Historiku

Me një profesionalizëm të gjatë në fushën e hotelieris, Hotel Princi i Arbërit daton që nga viti 2002, pikë së pari mikpritja e dalluar, mundësit e shumta që ofron hoteli cdo her në rritje e sipër, shërbimet më bashkohore dhe ato tradicionale, me kujdesin e vequar, kanë përcjellur suksesin e hotelit, i cili është një nga hotelet më të frekuentuar, dhe njëkohësisht më me emër në kryeqytet dhe më gjerë, poashtu konsiderohet si një nga hotelet më të rregulluara, e më të pasura për nga vlerat.

Aparatura Përcjellëse

Perkushtimi ynë i pandërprerë që mysafirët tanë të jenë të kënaqur me alternativa të shumta, për nevoja, kënaqësi dhe dëshira të ndryshme personale. Si rrjedhojë kompleksi ynë është realizuar dhe dizajnuar në atë formë duke ju ofruar shumëllojshmëri dhe cilësi në zgjedhje, duke filluar nga akomodimi në dhoma apo suita, vazhduar me pije dhe ushqim cilësor në baret e ndryshme dhe restorantet e hotelit, argëtim apo përkushtim në qendrat sportive si bowling apo body building dhe deri te mundësit e shumta për relaks duke perfshirë pishinën, hapsirën për masazhe, solarium, banjot apo sauna.

Stafi

Staf i kualifikuar në fushën e hotelieris dhe drejtimet tjera të paracaktuara brenda kompleksit. Kuader i mjaftueshëm dhe me përvojë që i veqonë mënyra e pritjes, përkujdesjes të mëtutjeshme e deri te percjellja. Duke e bërë kohën që kaloni me ne unike dhe të paharrueshme.

- Kategorizimi -

Hotel i kategorizuar me 5 yje në bazë të standarteve në fuqi, klasifikim ky që sigurisht vërteton kualitetin dhe eksperiencën, dhe e rankonë atë në grupin e hoteleve luksoze duke perfshirë:
  • Recepcion i hapur 24 orë, me staf shumëgjuhësh
  • Shërbyes tek porta apo parkingu
  • Pritës dhe drejtues në hyrje
  • Sallë e gjerë e recepcionit me ulëse të mjaftueshme dhe shërbime me pije
  • Mikpritje individuale për mysafir apo befasi modeste në dhomë
  • Ushqim dhe pije të gatshme për t'u ofruar në dhomë 24 orë
  • Produkte për nevojat e kujdesjes personale
  • Internet apo wi-fi në dhomë
  • Shërbime rreth qështjeve materiale të nevojshme
  • Traditë dhe pervojë në pritjen e mysafirëve