Enterieri në Dhoma

Dhomat dhe suitat janë të dizajnuara me kujdes të veçantë në mënyrë që ju të ndiheni sa më komod përderisa kaloni kohën në to. Mobiljet dhe dekori në dhomat tona krijojnë një ambient modern dhe të rehatshëm, përderisa secila prej dhomave dhe apartmenteve ka karakteristikat e veqanta të cilat bëjnë të mundur të keni mundësi zgjedhjeje në bazë të kushteve dhe shijeve tuaja.

Mikpritja

Mikpritja është e rëndësishme në një mjedis multi-kulturor, ajo transmetohet nga tradita jonë dhe lartsohet nga përvoja e gjatë që kemi. Gjithmonë të nderuar ti mirëpresim njerezit që kan përjetuar një eksperincë tek ne si dhe ata që janë në pritje të kësaj eksperince të mikëpritjes si nga stafi, ashtu edhe nga punonjësit të tjerë të hotelit.

Eventet

Gama jonë e sallave dhe shërbimeve na bën nikoqir të përsosur për festimet tuaj. Ditëlindjet, ceremonitë, fejesat, martesat, darkat, përvjetorët dhe gjithçka tjetër që kremtoni me familjen tuaj. Cilësia e kombinuar me sasi, çmimet e arsyeshme, organizimi i përkryer deri në detajin më të vogël që të mund të bëheni një mikpritës krenar i gostisë. Këto janë vetëm disa nga arsyet pse ju duhet të na besoni me organizimin tuaj.

Restorantet, ai kryesor dhe Italian, duke ofruar vende të mjaftueshme ju lejon të ushqeheni në tryezë duke perfshirë dhe pamjet e bukura të ambientit brenda hotelit. Ne ju ofrojmë një gamë të ushqimit nga menyja tradicionale e Kosovës deri te kuzhina bashkëkohore ndërkombëtare, duke perfshirë shujta të persosura dhe pije apo koktej që përputhen me shijet tuaja.

Salla e Dasmave per Vitin 2016

Ne ju ofrojmë zgjedhje të gjerë, tek ne mund të gjeni nga më klasikja deri tek më modernja. Shërbimet tona do të u ofrojnë kënaqësi dhe kohë të paharrueshme. Një ambient i gjerë dhe me shumë mundësi është gjitheherë në dispozicionin tuaj.